Почетна Контакт
English Македонски Shqip
 
За Амбасадата
Активности
Права на детето
СОС телефон за деца и млади
Извештаи, Информатори
Дипломатски Кор на Амбасадата
Глобална кампања за образование 2006/7/8
Детски работилници
ГПМ Активности
Корисни Линкови
Публикации
Архива
Образование за мир
Глобална недела на акција 2009/2010
Градење култура на детско учество
Детство без насилство
Истражување за правата на детето, дискриминација и насилство
Водич за родители и наставници за заштита на децата од педофилија
Алтернативен извештај на невладините организаци кон државните извештаи за состојбата со правата на детето во Република Македонија
Алтернативен извештај за состојбата со правата на децата во Република Македонија подготвен од децата
 
 

Në Dracevë rrihet për vdekje një fëmijë

Edhe përkrah përpjekjeve të mjekëve që ta kthejnë fëmijën në jetë, djali i është nënshtruar plagëve. Policia e arrestoi nënën e tij Xhanoviq dhe ndërmori masa për ndriçimin e rastit.

Në lagjen Draçevë të Shkupit në rrugën “Taci Daskalot” numër 1, mbrëmë vonë rreth orës 23 fëmija shtatëvjeçar Selmir Xh. është rrahur deri në vdekje. Fëmija ka pasur lëndime në kokë dhe në trup të shkaktuara me siguri nga ndonjë lëndë e fortë.

Fëmijën e lënduar në Poliklinikën e Draçevës e ka transferuar pronari i shtëpisë S.N. (49), në të cilën jeton nëna Suzana Xhanoviq (29), shtetase e Bosnjë e Hercegovinës, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, me tre fëmijë të tjerë.

Edhe përkrah përpjekjeve të mjekëve që ta kthejnë fëmijën në jetë, djali i është nënshtruar plagëve.

Policia e arrestoi nënën e tij Xhanoviq dhe ndërmori masa për ndriçimin e rastit.

Për rastin sot menjëherë arriti reagim nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë.Megjashi, me apel për reagime në kohë dhe përkatëse të Qendrave për punë sociale të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen e shumë viktimave të dhunës familjare, e veçanërisht për të rinjtë dhe fatet e fëmijëve.

“Rasti i fundit me rrahjen e fëmijës i cili përfundoi me vdekje e konfirmon kujdesin tonë dhe reagimet e shumta për aksion më efikas nga ana e Qendrave për punë sociale, të kenë kontroll në familjet disfunksionale dhe familjet në rrezik, të kryejnë mbikqyrje ndaj së drejtës së prindërve, të ndërmarrin masa për marrje të përkohshme të së drejtës prindërore derisa marrëdhëniet në familje nuk vijnë në relacion i cili do t’u garantonte fëmijëve siguri dhe mbrojtje – e cila gjë si përgjegjësi e prindërve është prioritet”, qëndron në reagimin me shkrim.

Nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” theksojnë se Qendrat për punë sociale e marrin të drejtën e prindërve pasi që të ndodhin lëndime të rënda me pasoja për fëmijët. Potencohet se mekanizmi e marrjes së të drejtës së prindërve pasi të ndodh fatkeqësia, paraqet vetëm dënim, e jo edhe parandalim dhe mbrojtje i cili do t’i sigurojë fëmijës zhvillim të sigurtë fëmijëror.

Sipas të dhënave të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë, dënimi trupor i fëmijëve në Maqedoni është në rritje. Të dhënat e SOS telefonit për të rinj dhe fëmijë 0800 12222 tregojnë se në krahasim me vitin 2007 kur dhuna është përfaqësuar me 13,4 për qind si problem me të cilin fëmijët janë ballafaquar dhe kanë pasur guxim ta paraqesin është trefish i zmadhuar në vitin 2008 kur për dënim trupor dhe të gjitha format e dhunës mbi fëmijët përfaqësohet me 32,5 për qind nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve.


OSBE nuk komenton rastin e pedofilise
Movie
NE GJENEVE ME 27 MAJ U MBAJT SESIONI I 54-TE I KOMITETIT PER TE DREJTAT E FEMIJES
Java globale per inkuadrimin e femijeve ne arsim Ne me shume se 100 shtete neper gjithe boten, yje te njohura boterore te futbollit do te shoqerohen me femijet me qellim qe te gjithe te kene mundesi te shkojne ne shkolle dhe te arsimohen.
Fushate: Nuk duhet te heshtim per dhunen
Raport Alternativ per gjendjen e te dejtave te femijeve ne Republiken e Maqedonise - veshtruar nga ana e femijeve
Femijet frigohen te paraqesin dhunen ne telefonat SOS
Raport alternativ i organizatave joqeveritare ndaj raporteve shteterore per gjendjen e te drejtave te femiut ne Republiken e Maqedonise
PERCEPTIMI I FEMIJEVE PER TE DREJTAT E TYRE, DISKRIMINIMI DHE DHUNA MBI FEMIJET (raport nga hulumtimi ne teren)
‘Megjashi’, femijet nuk i dine te drejtat e tyre
Kiamet -prinderit perdhunojne femijet
Se paku 2.000 femije jetojne ne rruge
Maqedonia ka rreth 40 mije te pa shkolle
Fushata per arsimin-Jave e globale per aksion ne Republika e Maqedoni 2009
Edukate per paqe