Shtëpi » Arsimimit Paqësor » Analiza krahasuese


Analiza krahasuese

 

Analizë e rezultateve nga hulumtimet e realizuara në 5 shkolla të mesme në Shkup në kuadër të projektit Arsimimi paqësor (2011-2012)

 

PARATHËNIE

Gordana Pirkovska Zmijanac, Albulena Karaga dhe Sebastian Shfajcer, Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI – Programi për Arsimim Paqësor 2011-2013.

Hulumtimin të cilin e kemi në dorë ka histori. Të fillojmë nga viti 2011, kur Ambasada e parë e fëmijëve në botë- Megjashi filloi me zbatimin e aktiviteteve për promovimin  e Arsimimit Paqësor, Paqën dhe Jodhunën si vlera themelore në sistemin edukativo- arsimor në Republikën e Maqedonisë. Aktivitetet u mundësuan falë mbështetjes të vazhdueshme të organizatës partnere KURVE Wustrow nga Gjermania me të cilët kemi bashkëpunim 20 vjeçar –si dhe mbështetjes financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëunim Ekonomik dhe zhvillim.

Në periudhë prej dy viteve u realizuan 5 trajnime për transformim paqësor të konflikteve dhe arsimimin paqësor, në të cilat ishin të përfshirë 12 profesorë nga tre shkolla të mesme (Shkolla e Mesme “Nikolla Karev”, Shkolla e Mesme” Zdravko Cvetkovski” dhe Shkolla e Mesme “D-r Pançe Karagjozov”) si dhe 6 të ri/ reja si edukatorë paqësor. Profesorët e trajnuar dhe edukatorët paqësor pas trajnimit të parë në gusht/ shtator 2011, filluan me formimin e klubeve paqësore nëpër shkolla dhe me zbatimin e aktiviteteve me të cilat të rinjtë senzibilizoheshin dhe aktivizoheshin që të marrin rol aktiv në tranformimin e konfliktit në mënyrë paqësore në shkollat e tyre dhe rrethinën ku ato jetojnë dhe veprojnë.

Në trajnimet dhe puntoritë nëpër shkolla, ndër të tjera, përpunoheshin temat në vijim: komunikimi i padhunshëm, dhuna dhe jodhuna, kuptimi i konflikteve, puna në grup, identitete, roli i gjinive në shoqëri, përpunimi kreativ i konflikteve, ballafaqimi me të kaluarën, shkollat dhe arsimimi paqësor, plane për punë të klubeve rinore dhe pregatitje të puntorive për arsim joformal. Sa i përket metodologjisë së punës, i përmbaheshim metodës interaktive dhe participative dhe atë  duke punuar në grupe të vogla, punë individuale, luajtje të roleve, diskutime të planifikuara dhe input teorik nga ana e trajnerëve për temat e dhëna.

Në kuadër të projekteve ndërmjet nxënësve nga tre shkollat u organizuan edhe aktivitete të tjera si për shembull ndeshje futbolli, teatër kërcimi, forum teatri dhe debate. Me këtë lloj të metodave kreative kishim për qëllim që të zhvillojmë aktivizëm paqësor ndërmjet nxënësve të cilët u përkasin komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare. Ky pilot projekt ndihmoi që ta fokusojmë vëmendjen e profesorëve, edukatorëve paqësor dhe nxënësve për format e ndryshme të dhunës, diskriminimin dhe padrejtësinë si dhe t’i inkurajojmë që të marrin rol aktiv në komunitet si dhe në mjedisin më të afërt shoqëror, të kujdesen për paqën, ta forcojnë përgjegjësinë sociale dhe ta promovijnë jodhunën.

Puna në  fushën e ndërtimit të paqës është i shumëkahshëm dhe shumëdimenzional e cila kërkon zbatimin e ndryshimeve organizative edhe në strukturat tona organizative.

Për këtë shkak, në kuadër të këti projekti filloi edhe zbatimi i procesit për forcimin e kapaciteteve e Ambasaës të Fëmijëve MEGJASHI në të cilën u ridefinuan planet, prioritete dhe qëllimet, u plotësuan programet dhe aktivitetet, kahjet dhe strategjitë për 3 vitet në vijim.

Që të fitojmë një pasqyrë më të qartë për efektet nga aktivitetet të zhvilluara në klubet rinore, si dhe ndikimin e faktorëve të tjerë nga mjedisi, për ne ishte me rëndësi që të marrim mendimin e nxënësve. Dhe ja, përpara neshe  kemi analizën krahasuese të bazuar në të dhënat e marra nga pyetësorët në Nëntor dhe Dhjetor 2011 dhe 2012. E njëjta paraqet resurs për aktivitetet e mëtutjeshme nëpër shkolla të lidhura me ndërtimin e Paqës dhe Arsmimit Paqësor.

Në fund shprehim një falemnderim të madh shkollave të cilat ishin të kyçura në hulumtim: Shkolla e Mesme “Nikolla Karev”, Shkolla e Mesme” Zdravko Cvetkovski” dhe Shkolla e Mesme “D-r Pançe Karagjozov”, Shkolla e Mesme “Arsenije Jovkovski”. Një falemnderim të madh edhe për BRIMA Galup dhe vullnetarët/et e Megjashtit për ndihmën e tyre.

 

Për më shumë klikoni këtu: http://www.childrensembassy.org.mk/content/pdf/Komparativnata%20analiza%20za%20na%20website.pdf